• |
ide | kryesore

Elon Musk nxjerr në treg parfumin “Burnt Hair”

-Instant, Paparazzi, Slider



Elon Musk ka lancuar së fundmi parfumin e quajtur “Burnt Hair”.

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme . Pse nuk e bëra më herë?” shkroi ai  në Twitter.

Krijuar nga kompania e Boring Musk, “Burnt Hair” kushton 100 dollarëpër shishe . Ajo do mund të blihet në fillim të vitit 2023. CEO i Tesla me shaka u kërkoi njerëzve të blinin aromën e tij, në mënyrë që të mund të përballonte blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarë. Mirëpo,lajmi për parfumin e ri të miliarderit nuk u prit mirë nga disa ndjekës “Nëse do të doja ‘burnt hair’, do të bëja vetëm për një xhiro me një Tesla,” tha një fans me tallje.

“ Jam shumë i sigurt se ai po tallet me ju në këtë moment për të parë se çfarë gjëje qesharake mund t’ju bëjë të blini, “shkroi një tjetër në Twitter. Një komentues tjetër e krahasoi atë me Gwyneth Paltrow, duke e akuzuar se “po përpiqet të imitojë” qiriun e saj.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Elon Musk në mallrat e konsumit përtej makinave. Ai shiti në vitin 2020,  “pantallona të shkurtra ” saten, të cilat u shitën menjëherë.
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/11/mark-zuckenberg-dhe-elon-musk-bashke-kundra-kanye-west/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *