• |
ide | kryesore

Raportimi i numrit dy të KLP: Prokuroria është në hall, ky është viti më i keq!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se Prokuroria është në krizë për burime njerëzore për shkak të vettingut.

Teksa ju referua statistikave, Balla tha se ky ka qenë viti më i keq për prokurorinë sa i takon largimeve ndërkohë që nuk pritet asnjë student i Magjistraturës.

“Numri i prokurorëve që po shteron ditë për ditë është problem dhe për KLP. Ky është viti më i keq për organin e Prokurorisë, 71 prokurorë të shkarkuar, 71 të konfirmuar në detyrë, 15 që kanë hequr dorë dhe daljet në pension dhe proceset njerëzore që kanë bërë që në total numri i prokurorëve në detyrë të 220 kur organika është 341. Prokuroria është në hall. Mbase miratimi i hartës së re gjyqësore do të bëjë njëfarë rregullimi por kjo është për t’u parë. Sot për fat të keq nga shkolla e Magjistraturës këtë vit nuk presim asnjë student” tha Balla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *