• |
ide | kryesore

Akuzat e forta të Bashës në Kryesi: Suel Çela, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi në shërbim të Foltores!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, kryetari i PD Lulzim Basha tha se në 11 dhjetor nuk do të ketë Kuvend Kombëtar.

Sipas Bashës, në datën 11 dhjetor ish-kryeministri Sali Berisha do të organizojë miting për të nxjerrë PD-në kundër SHBA-ve. Ndërsa akuzoi se në PD po tentohet të krijohen struktura parale.

Basha bëri disa akuza të forta në këtë pikë, duke krahasuar tentativën e Berishës për ngritjen e strukturave paralele, një akt që ai e paralelizoi me aksionin e Vuçiç në Kosovë dhe Dodik në Bosnjë. Veç kësaj, Basha bëri akuza të forta se në shërbim të Foltores janë Suel Çela, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi.

“Nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: t’i prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për t’i shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: 1. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor”, ka deklaruar Basha.

Lulzim Basha: E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sebashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.
Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë partisë si problem të PD.

Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA.

E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.

E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje.

Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Çfare po kerkon Sali Berisha sot

-PD te dale kunder SHBA

-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB

– izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD.

Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën:

Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi.

Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin:

Ç’ne këta me Kuvendin e Partisë Demokratike?

Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille?

Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.

Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë.

U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës për të përçarë PD dhe zgjatur jetën politike të Edi Ramës.

Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Për ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. S’ka për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.

Nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD me 11 dhjetor

11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD.

Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët.

Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike:

1. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar me 18 dhjetor”.

Rendi i ditës i Kuvendit që ka thirrur Basha
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.



6 Comments

  1. O hajvan ti mund ta akuzosh per shume gjera te tjera Berishen por jo per kete o kari i lales nga hollanda . Po ka njeri qe i ka denoncuar e demaskuar keta plehra eshte vetem Berisha o kari i lales nga hollanda . Nese ka njeri qe keta horra kane frik dhe i tremben ky eshte po Berisha o kai i lales nga hollanda . te ka vajtuer aty ku nuk mban me dhe flet perçart o kari i lales nga hollanda .

  2. Ore po paskeni qen te ndyre fare….. Po ju kete karin, para 4 muajsh. E ferkonit e ledhatonit e perkedhelnit.

  3. Po e marr te mireqene se te gjithe keta horra kane punuar per berishen , edhe pse jam i sigurt qe eshte nje genjeshter me brire . ja ti heqim te gjithe kandidatet e elbasanit qe jane afersisjht 300 vete po me 4000 e ca te tjeret çdo thoje?

  4. Dmth rama paska fut ata qe te sabotojne lulin?. O lule rama te do ty ne krye te pd jo salen. Me salen i ngec puna. Me ty e gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *