• |
ide | kryesore

Tronditet Fieri/ Rrëmbehet një fëmijë 8 vjeç, gjendet i groposur në banesën e fqinjit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tronditëse në Fier. Një fëmijë 8-vjeçar është rrëmbyer dhe më pas është gjetur i groposur dhe i pajetë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Grecalli në fier paraditen e sotme. Mësohet se ka qenë fqinji i fëmijës, shtetasi me inicialet Klodian Çalamani., 38 vjeç, që ka marrë të miturin dhe më pas e ka mbyllur në brendësi të banesës se tij. Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur në orën 9 të mëngjesit.

Njoftimi nga Policia 

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motive të saj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *