• |
ide | kryesore

Vijojnë kritikat pë Kourtney Kardashian në rrjet

-Instant, Paparazzi, Slider



Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë ende duke festuar fejesën e tyre (siç duhet).
Ndërsa Kardashian po nxjerr foto romantike në Instagram duke treguar unazën e saj të mrekullueshme dhe dashurinë për partnerin, bateristi i Blink-182 shtoi në trupin e tij një tjetër nderim të përhershëm për të fejuarën e tij. Më 24 tetor, Barker ndau një gjurmë të buzëve të Kourtney-t në Instagram Stories. Disa orë më vonë, artisti i tatuazheve Scott Campbell postoi rezultatet përfundimtare në krahun e Barker në Instagramin e tij, së bashku me një akrep të madh.

Ata duken kokë e këmbë të dashuruar dhe të gjithë janë të bindur se janë bërë për njëri-tjetrin. Mirëpo, ka edhe nga ata që besojnë se Kourtney është ‘tjetërsuar’ pas marrëdhënies me Travis Barker. Aq sa ajo tashmë ka lënë pas dore edhe fëmijët
Kështu i ka komentuar dikush së fundmi në Instagram, pasi ylli i “KUWTK” ka postuar pas shumë kohësh foto me fëmijët e saj.
“Oh wow, je më në fund me fëmijët e tu?”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Kourtney s’ia ka përtuar një përgjigje.
Ajo ka bërë të qartë faktin se është çdo ditë me fëmijët e saj, por nuk preferon të ndajë çdo moment në rrjete sociale.
“Jam çdo ditë me fëmijët e mi falë Zotit, rrjetet sociale s’janë gjithmonë jeta reale.”- i është përgjigjur ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *