• |
ide | kryesore

Britney Spears sulmon Christina Aguliera-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears sulmoi ikonën e popit Christina Aguilera në Instagram të premten, duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e Spears njësoj me gënjeshtrën.

“I dua dhe i adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur… por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën, është e barabartë me një gënjeshtër”, -shkroi Spears mbi një video të Aguilerës duke u intervistuar në Latin Grammy Awards të enjten, ku performoi “Genie in a Bottle”.

“13 vite duke qenë në një sistem abuziv të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëzit për të folur?” vazhdoi ajo. “Unë jam ajo që e kalova! Të gjithë mbështetësit që folën dhe më mbështetën faleminderit… Po, kam rëndësi!”

Aguilera u pyet nga gazetarët e tapetit të kuq nëse ajo kishte ndonjë komunikim me Spears, nisur nga ngjarjet e fundit në lidhje me kujdestarinë e saj. Por përfaqësuesi i këngëtares, Brett Ruttenberg, i pranishëm në tapet me të, e ndërpreu gazetarin me fjalët:

“Jo, më vjen keq, nuk do të flasim për këtë sonte. Faleminderit, megjithatë! Mirupafshim!”

Njëkohësisht, Aguilera dukshëm e lëkundur tha:

“Nuk mundem”, përpara se të shtonte, “por jam e lumtur për të!”

Aguilera ka dalë më parë në mbështetje të përpjekjeve të Spears për t’u çliruar nga konservatori gati 14-vjeçar që kontrollonte pothuajse të gjithë jetën e saj.

“Është e papranueshme që çdo grua apo njeri, që dëshiron të ketë në dorë fatin e vet, mund të mos lejohet të jetojë jetën ashtu siç dëshiron”, tha ajo në një deklaratë në qershor.

Përpjekjet ligjore të Spears përfunduan me heqjen e konservatorit më 12 nëntor. Që atëherë, ajo është bërë gjithnjë e më e zëshme në dënimin e atyre që i konsideronte si bashkëpunëtorë në marrëveshje, duke thënë se familja e saj “duhet të jetë në burg”.

Në ndryshim nga Aguilera, Lady Gaga e quajti Spears “frymëzim”, duke thënë se ajo është “autore e lirisë së saj” në një intervistë në tapetin e kuq për filmin e ri të saj, “House of Gucci.”

“Faleminderit @LadyGaga që me të vërtetë gjete kohën për të thënë diçka kaq të sjellshme,” shkroi Spears. “Më bëre të qaj! Të dua!”

https://www.youtube.com/watch?v=-oua7VVV8SY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *