• |
ide | kryesore

Manchester United çohet nga tavolina e negociatave: Pogba ikën me parametër zero

-Instant, Sport



Aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet e përfunduar. Gjithsesi, çuditërisht, pas disa muajsh tentativash, këtë herë ishte klubi anglez ai që u tërhoq nga tavolina e negociatave. Kështu të paktën shkruan Marca, sipas së cilës, në fakt, United vendosi të ndërpresë negociatat për rinovimin e francezit dhe për pasojë do ta linte të largohej në qershor në një transferim të lirë. Në origjinë të këtij vendimi është, sipas asaj që bëhet e ditur, një vlerësim teknik i Djajve të Kuq, të cilët nuk e konsiderojnë më Pogba në lartësinë e pagës së lartë të perceptuar (dhe të kërkuar).

Përfundimi i vrapimit me pengesa, që ka karakterizuar gjithnjë rrugëtimin e Manchester United me Pogba, i cili do të ketë lirinë për të kërkuar një klub tjetër, duke filluar nga Real Madrid, gjithmonë i interesuar për francezin – edhe pse Florentino Perez nuk do ishte entuziast për investimin e mundshëm – deri te Juventus, i cili për momentin nuk e përballon dot një rrogë si ajo e francezit, nëse skuadra nuk lirohet nga angazhime të tjera shumë të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *