• |
ide | kryesore

Juventus aprovon kushtet për rritjen e kapitalit me 400 milionë euro: Bursa regon keq

-Instant, Sport



Dritë jeshile nga Bordi Drejtues i Juventusit për kushtet përfundimtare të rritjes së kapitalit prej 400 milionë euro, miratuar në mbledhjen e fundit të aksionerëve dhe kalendarin e ofertës si opsion të aksioneve të reja, që do të nisë nga data 29 nëntor. Do të jenë 1,197,226,782 aksionet e zakonshme të emetuara rishtazi, për aksionerët e vjetër deri më 10 dhjetor me të drejtë opsioni me një zbritje prej 35.32% të çmimit teorik të aksioneve të reja. Por bursa reagon në rënie.

Aksionarëve të kompanisë do t’u ofrohen 9 aksione të reja për çdo 10 aksione të Juventusit në pronësi, me një çmim prej 0,334 € për çdo aksion të ri. Exor, kompania e familjes Agnelli e cila zotëron 63.8% të kapitalit aksioner të klubit, tashmë është angazhuar të nënshkruajë kuotën që i takon për një vlerë prej rreth 255 milionë euro (75 të paguara tashmë paraprakisht në fund të gushtit).

Bordi i klubit ka lidhur një marrëveshje garancie me Goldman Sachs International, J.P. Morgan AG, Mediobanca – Banca di Credito Finanziario S.p.A. dhe UniCredit Corporate & Investment Banking, të cilët kanë marrë përsipër të nënshkruajnë çdo aksion të ri që mund të ketë mbetur i pa ushtruar për një shumë maksimale prej përafërsisht 144.9 milion €, ose më saktë diferenca midis vlerës totale të Rritjes së Kapitalit dhe pjesës që i takon shumicës së aksionerëve të Exor.

REAGIMI I BURSËS
Aksionet e Juventusit në hapje shënuan një rënie prej 11% dhe më pas u vendosën në 9.04% për 0.619 €, duke u rikuperuar gjatë ditës deri në -5.8% në orën 14.45.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *