• |
ide | kryesore

Debatet e zbardhura/ Rama i hap dyert e parlamentit fermerëve, por nuk i premton asgjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama u ka hapur dyert e parlamentit dhe ka biseduar vetë me fermerët që protestonin sot duke filmuar diskutimet me ta, për t’i shpërndarë më pas në media. Rama në këtë mënyrë ka shuar protestën jashtë kuvendit, ndërsa në anën tjetër i ka përcjellë fermerët me premtimin se do të ketë takime të tjera.

Përfaqësia e fermerëve në takimin me kryeministrin, shprehu pakënaqësinë për formën si qeveria parashikon që 9 milionë dollarë TVSh që mblidheshin nga pikat e grumbullimit do tu kalojnë sërish fermerëve përmes përkrahjes së bujqësisë.

Fermerët teksa e cilësuan si shumë pak ndihmën e qeverisë prej 32 milionë euro, kërkuan që ata të propozojnë një skemë mbi mënyrën si ato do të përfitojnë ndihmën e parashikuar nga buxheti i shtetit.

Kryeministri ra dakord që të mbahet një takim sërish javën e ardhshme, ku fermerët të paraqesin propozimet e tyre dhe nëse ato janë më të mira se të qeverisë atëherë ekzekutivi dhe legjislativi do të tërhiqen.

Pjesë nga diskutimet

Rama: Të dy palët paskemi të njëjtin hall, që do të thotë se ai 6% nuk shkon tek këta.

Fermeri: Ne nuk kemi marrë gjë!

Rama: Çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asnjë agjë, pasi deri dje ju dilnit në rrugë për të shitur, ose do shkonit në treg vetë me prodhimin tuaj, gjë që ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur produktin kur është çmimi më i mirë në treg. E dyta, gjë që e bën çmimin më të ulët, sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar jo për të bërë biznes. E treta, grumbulluesit, ata që hedhin gurin dhe fshehin dorën tani, kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri në 8 vite për ato investimet që kanë bërë atje. Kanë marrë mbështetje për të bërë pikat e grumbullimit me financim të përbashkët, një pjesë qeveria dhe një pjesë ata, ndërkohë që rolin e agjentit të qeverisë për ta sjellë diferencën te ju nuk e kanë bërë. Jeni dakord deri këtu?

Përfaqësuesi i fermerëve: Jo nuk jemi dakord. Pikat e grumbullimit e kuptuan që pa fermerët nuk bënin dot dhe ata. Krizat e tregut që kanë ndodhur, që fermerët e shesin mallin nën kosto, bën që fermeri të mos mbjellë më, pasi tregu është i paorientuar.

Rama: Unë kam një argument shumë të thjeshtë, po të ishte se gjendja do të ishte uniforme për të gjithë do të thosha që ke të drejtë ti. Por gjendja nuk është uniformë, ka shifra eksportesh që janë në rritje.

Këtu është çështje organizimi dhe është çuarje parasë në drejtimin e duhur, jo në drejtim që paraja pastaj ka devijuar. Çfarë ka lëvizur në këtë formulë të re? Janë 9 milionë dollarë që heqim ne nga buxheti i shtetit. Janë 9 milionë dollarë në një sektorë që ka 3.5 miliardë, unë po të them çfarë ka ndodhur me formulën e re. 9 milionë dollarëshi të cilat ne nuk do t’i japim në atë formë sepse në atë formë na devijonin nga grumbulluesit dhe nuk i shkonin fermerit.

Përfaqësuesi i fermerëve: Kemi propozim për formën si duhet të na i jepni.

Rama: Një minutë! Tani për çfarë po protestohet këtu për këtë 9 milionë dollarshin?

Përfaqësuesi i fermerëve: Jo! Më lër ta them!

Rama: Ta mbaroj unë pastaj fol ti. 9 milionë dollarëshi nuk do të jepet më në atë formë por nuk do të iki nga bujqësia dhe do të shkojë te fermeri sërish, por nuk ka shans tek e tek, do të shkojë përmes një skeme.

Përfaqësuesi i fermerëve: Ne kemi një propozim për këtë. 9 milionë dollarsëhi është që i shkonte si TVSh pikave të eksportit, ky 9 milionësh është pak.

Rama: Nuk është 9, kjo nënta shkonte siç e folëm do t’i bashkohet një shumë tjetër në buxhetin e Bujqësisë dhe shkon në 32 milionë.

Përfaqësuesi i fermerëve: Ne nuk jemi dakord! Ne nuk jemi dakord me 32! Janë shumë pak!

Rama: Po sa do? Do 300? Aq dua dhe unë po nuk mundemi. Unë jam gati të ulemi prapë dhe të diskutojmë këtë pjesë, nëse ju nëse keni një ide më të mirë se ideja që kemi ne, bujrum ta bëjmë. Të jap fjalën se që javën tjetër ne ulemi se kjo ishte e rastësishme sot, po ta lëmë ty që je më mirë me shifrat, hajde ulemi se synimi është i njëjtë. Nëse ju na jepni një ide më të mirë se ajo që ne kemi, ne bëjmë idenë tuaj s’ka asnjë lloj problemi”



6 Comments

  1. Nuk i premton se eshte betuar qe do ti vjedh , siç ka bere gjithmone . Gjithçka genjeshter dhe propagabd dhe ne fund gishtin ne bythe te gjitheve .

    1. Ore jeni ne metro apo jo? Keto fshataret tane kujtojne se e ka per ata fermere. E ka per fermeret si puna Lluces’ Doshit dhe Manes. Qe kane ideuar dhe jane pas buxhetit te “bujqesise’ peshkimit dhe bagtise”. Akoma se keni marre vesh mo????

  2. E dini ju si bëhet rakia?
    E marrim rrushin…
    E thone pastaj historia nuk përsëritet.
    O fshatare po se mblodhet mendjen mire
    Skeni gje në traste

  3. mire qe po na e shesin kilen e domates me 150 lek po duan dhe pare nga shteti keta katunare te piset Ato pare do dalin nga taksat tona

  4. 17 :21
    Katunaret nuk të marrin ty as pastrues banjosh.
    Sepse ata kanë punuar në emigracion.dhe sa ke ti hyrjen në një pallat ata kanë banjon
    Por ata duan të jetojnë me dinjitet si të gjithe fermeret kudo në ballkan të paktën.
    Katunari është opingtrashe por mendje holle.
    Ata po kërkojnë nga ato 90 milion € që do japë europa që do ti ruje Beqja, jo taksat e tua .taksat e tua i menaxhon lali eri ose ndonjë lali i ndonjë bashkie tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *