• |
ide | kryesore

Vendosi të bëj një fëmijë pa partner, Jessie J pëson abort

-Instant, Paparazzi, Slider



Jessie J ka pësuar një abort. Këngëtarja, zbuloi lajmin tronditës në Instagram të mërkurën, vetëm pak orë para se të ngjitej në skenën e The Hotel Cafe në Los Angeles.

Duke filluar deklaratën e saj me një emoji me zemër të thyer, ajo shkroi: “Dje në mëngjes po qeshja me një mikeshë duke thënë “seriozisht, por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë”.

“Dje pasdite kisha frikë nga mendimi se do të më ndodhte diçka para koncertit… pasi shkova për ekon time të tretë, më thanë se nuk kishte më rrahje zemre.”

Deklarata e Jessie-t shoqëroi një foto të testit të saj pozitiv të shtatzënisë në shtëpi, e ndjekur nga një citim që thoshte: “Ndonjëherë dashuria nuk do të mjaftojë për ta bërë atë të funksionojë, dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se keni dështuar.”

Jessie zbuloi gjithashtu se kjo përvojë traumatike nuk do e pengojë atë të provojë përsëri.

“Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër,” shpjegoi ajo. “Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri.”

Ajo vazhdoi ta quante humbjen e një fëmije “ndjenja më e vetmuar në botë”.

“Kështu që do të shihemi sonte LA”, përfundoi ajo postimin e saj. “Unë mund të bëj më pak shaka, por zemra ime do të jetë diku tjetër.”

Artistja është aktualisht single.

Një nga romancat e saj më të fundit, ishte me aktorin Channing Tatum. Qëndruan bashkë nga viti 2018 deri në 2019 dhe u ribashkuan shkurtimisht në janar të 2020-ës, gjë e cila mori fund në muajin prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *