• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në një udhëtim familjar në Meksikë (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi ylli i njohur i  “Keeping Up With the Kardashian” Kourtney Kardashian, është veshur njësoj me vajzat bukuroshe të Travis Baker. Kourtney dhe bateristi i ‘Blink-182’ njoftuan fejesën e tyre muajin e kaluar. E pas kësaj ngjarjeje të bukur tashmë ata kanë filluar të udhëtojnë së bashku edhe fëmijët e tyre.

Fotot e tij të bukura përfshinin disa nga momentet më të bukura dhe të veçanta të Travisit me vajzat dhe djalin e tij së bashku me partneren bukuroshe Kourtney.

Ndërkohë edhe vajza 15-vjeçare e Travis, Alabama, së fundmi ka postuar në profilin e saj në rrjetin soial Instagram, një karusel fotografish me Kourtney-n dhe familjen e saj. Duket se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka kaluar një kohë goxha të bukur me familjen e Travis. Të treja, Atiana, Alabana dhe Kourtney u shfaqen të veshura njësoj. Në mbishkrimin e postimit ajo ka zgjedhur ta shoqërojë me një emoji me çelës, ndërsa në fotografinë e fundit shfaqet Travis Baker dhe Lando së bashku me vajzat të veshur të gjithë me xhaketa sportive në ngjyrë të zezë.

Rikujtojmë se, të dashuruarit Kourtney Kardashian dhe Travis Barker dolën së bashku për nje nate festiv në plazh. Bukuroshja e “KUWTK” dhe partneri i saj Barker shijuan një natë nën yjet duke parë klasikun e Krishtlindjeve të vitit 1990 “Home Alone”, përpara se të shijonin edhe një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *