• |
ide | kryesore

FOTO/ Messi mashtrohet me pronat: hoteli i blerë për 30 milionë rrezikon urdhërin e shembjes

-Instant, Sport



Ai pak fat që së fundmi e bëri atë të fitojë Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij, mund të mos e ketë ndihmuar Lionel Messin në tregun e pasurive të paluajtshme. Në të vërtetë, doli se një hotel luksoz i blerë nga kampioni argjentinas në jug të Barcelonës mund të duhet të shkatërrohet me urdhër të një vendimi gjyqësor. Kur ‘Pleshti’ ishte në blaugrana, në vitin 2017, kishte blerë hotelin Mim Sitges, jo shumë larg pronës së tij private, për shifrën e 30 milionë eurove.

Mashtrimi qendron pikërisht këtu, sepse argjentinasi nuk e dinte se objekti i akomodimit – raporton gazeta online El Confidencial – rrezikohej nga prishja, duke qenë se ndërtesa shkelte rregullat e planifikimit urban. Për më tepër, pronari i mëparshëm kishte qenë në dijeni të parregullsive dhe urdhrit të prishjes së hotelit, në momentin e blerjes nga Messi. El Confidencial raporton se sulmuesi i PSG-së nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje. Hoteli me katër yje, me spa dhe 77 dhoma, menaxhohet nga grupi Majestic Hotel dhe ndodhet 50 metra nga plazhi në resortin turistik të Sitges.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *