• |
ide | kryesore

Moti i keq në vend, ARRSH: Probleme në këto akse, përdorni goma dimërore

-Instant, Lajme, Të fundit



Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të natës, kanë sjellë rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore.

Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve

Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit

Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.  Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *