• |
ide | kryesore

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar/ Kryesia kërkon shkarkimin e Edi Palokës, sekretarëve dhe disa krerëve të degëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike ka propozuar që ditën e dielë(12 dhjetor 2021), në orë 15:00, të mblidhet Këshilli Kombëtar për të votuar në fshehtësi të plotë shkarkimin nga detyra të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe 4 sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi dhe Ledina Mandia.

Sipas kryedemokratit Basha kreu i Këshillit, sekretarët dhe anëtarët e tij kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Gjithashtu nesër do të kërkohet shkarkimi i Albana Vokshit, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Gert Bogdanit, Oerd Bylykbashit dhe Flamur Nokës. Po ashtu Kryesia ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra të krerëve të degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.



9 Comments

  1. Ore ju krrica. Ai ka vulen dhe partine. Ju tall bythen Berisha me ju dhe ju e besoni. Do shkoni ne gjykate per keto ndryshime qe u ben dhe gjykata patjeter do ti japi te drejte Bashes. Jeni dele qe ju terheq komunsti prej hundesh.

  2. Me vjen keq vetem per fatin qe ka akoma demokrate qe besojne ne virgjerine e shokut sali, saqe te mos e kuptojne qe partia eshte zgjedhje, vullnet dhe fryme e lire. Nuk eshte ceshtje tifozlliku, e ketu shoku sali eshte mjeshter duke e ditur shume mire qe ne pergjithesi shqiptaret jane mesuar vetem te bejne tifozllek. Ceshtja ka qene shume e thjeshte, nese duhet te behet ‘demokratizimi’ i PD le te behej brenda forumeve dhe Institucionit, per te cilat vete nje pjese e tyre kane votuar para pak muajsh dhe sot alla partizonce i quajne nul. Kjo nuk eshte demokraci dhe me e renda akoma qe per ti shpetu menderen shokut sali mund te bejne cfare ti doje kokrra e qefit. SDQ koha eshte ilaci me i mire

  3. Si tha Lul Boshi ” mbylleni deren tani”??? se po fillojme te lexojme deklaraten. Edhe duke e ditur se po e mbrojne 100 furgona me police te Ramazanit, prape po dhihej ne breke. Bye bye Lul Boshi!

  4. O Loku po kuvendi ça asht?I njifke mirë forumet por ke harruar që kuvendi është forumi më i lartë. Lexo e mëso më shumë apo je patronazhist e flet si të pëlqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *