• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, ndërsa pritet rikthimi i Bashës në PD e vulës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Pas kërkesës së 7 deputetëve të PD-së dhe në emër të anëtarëve të Këshillit Kombëtar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm, ka reaguar Gazment Bardhi.

Bardhi ka konfirmuar në media se ka pranuar një kërkesë dhe një relacion të detajuar mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.

Në bazë të këtij relacioni, Bardhi ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar, kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar” ka thënë Bardhi për mediat.

Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.



4 Comments

  1. Keta, partia vules e jo shumices, i bejne keto manovra si oktapode, mbasi si parti jane foto kopje e keqe, qe vetem ligjore, sipas rregullave demokratike ata nuk egzistojne.Vetem mjerane, apo te ashtu quajtur demokrate, mund te mblidhen ne grup te pa rendesishem, kjo esht vertetuar ne keto zgjedhjet e fundit se sa, e cfuqi kishin. Kjo pra eshte me shume percarie se bashkim, sepse eshte thene e perseritur qe nuk kemi demokrate teper per perjashtim, por per bashkim.Ne se ndiqet nje rruge tille, tregon helmin qe pushteti i trashegimtareve kuqale ka arritur ne qellimin e tyre, e si perfundim zgjatjen e jetes te ketij pushteti te diskretituar totalisht.Demokracia eshte shumice, demokracia eshte ballafaqim, e votim, per karieriste me mbetje interesash, ne ate parti nuk ka vend asnjeri.Andaj me pak diapazon njerezor, me bindje ne rregullat e statusin e partise demokratike, portat e demokrateve jane te hapura per bashkim, ballafaqim.Me shumicen jemi te gjithe, pa dallim.

  2. Basha dhe ata pak ndjekës do vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më mirë. T’i shërbejnë Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *