• |
ide | kryesore

“O Lul o plehrë”, sharjet ndaj Bashës përsëriten para 5 mijë delegatëve në Air Albania

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një material filmik për rrugëtimin e Partisë Demokratike u shfaq në ekranet gjigande të Air Albania ku po zhvillohet kuvendi i thirrur nga Sali Berisha. Përveç themelimit, arritjeve të Partisë Demokratike si liberalizimi i vizave dhe futja në NATO, në dokumentar ishin përfshirë edhe një seri deklaratash ku Basha ka dalë bllof, që nga përbetimet në “çadër” që u pasuan me marrëveshjen Rama-Basha, tek përbetimet që nuk do të lejohej futja e Fatmir Xhafajt në zyrë, tek bllokimi i zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, tek humbja e 2021 e deri te vendimi për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Por ajo që ra në sy ishte një nga momentet më të rënda për Lulzim Bashën në krye të PD-së, momenti kur ai del nga selia e PD-së dhe militantët nisin ta shajnë me fjalë banale. “O Lul o plehrë” buçitën altoparlantët gjigandë të vendosur në stadiumin Air Albania ku mijëra delegatë janë ulur të ndjekin punimet e Kuvendit.

Sipas asaj që është paralajmëruar, kuvendi nis në stadium, por do të përfundojë në selinë e PD-së ku edhe sot si çdo ditë, Lulzim Basha shkoi në zyrën e tij.



2 Comments

  1. Po i tille eshte mjafton te shikosh sms anonime qe shantazhojne e emer te SHBA. Mjafton te ndjekesh kronologjine e bashes qe nga shtatori. Sdo kete kongres antiamerikan. Skane firmat, jane falcifikuar. Pastaj i kane firmosur ne afektin e alkolit. Jo plere, por shoqata sorosiane Basha-Bardhi duhet hedhur ne kosh.

  2. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetës TemA shkruan:

    “Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *