• |
ide | kryesore

Video/ Akrobacia e Ibrahimovic në të 92 eviton humbjen e Milan, por jo rrezikun e parakalimit nga Inter

-Instant, F1, Sport, Video



Milani nuk arrin të lërë pas shpine mbetjet e eliminimit nga Liga e Kampionëve, barazon 1-1 ndaj Udineses dhe nëse Interi mund nesër Cagliarin, do t’i duhet t’i thotë lamtumirë kreut të tabelës. Në Dacia Arena vendosi një gol i Betos në të 17′, që evitoi pozicionin jashtë loje para se të mposhtte Maignan në dy tentativa. Paraqitje e keqe e kuqezinjve, të shpëtuar nga akrobacia e Ibrahimovic në minutën e 92.

Pjesa e parë e Milanit është dukeshëm deficitare. Sa i përket ritmit, sa për të filluar: është folur shumë për të në përballjen me Liverpool, por edhe përballë Udineses kuqezinjve duket se u mungonte intensiteti, aftësi që i kishte dalluar gjithmonë në Serie A. Goli i Betos që iluzionoi Udinesen, në fakt, krijoi edhe më shumë probleme për kryesuesit e renditjes. Disavantazhi zbuloi edhe më shumë formën e dobët të kësaj vjeshte të vonë të Milan. Ibrahimovic ishte nervoz dhe i shkëputur nga shokët e tij në sulm, Hernandez ishte më pak insistues se zakonisht dhe Saelemaekers u duk i mjegulluar nga shumë kilometrat e përshkuara në këtë gjysmë të parë të sezonit. Për fat, në fund, arriti ta zgjidhë Ibra. Zlatan u kujdes që me akrobacinë e minutës së 92 të shmangë disfatën e dytë në katër ditë mes ligës dhe Champions League për Milan. Një rezultat që, megjithatë, mund të jetë i rëndë për renditjen: nesër në mbrëmje Djalli mund të gjendet pas Interit dhe në pikë të barabarta me Napolin, nëse Inzaghi dhe Spalletti përfitojnë nga situata.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *