• |
ide | kryesore

7 viktima nga shembja e pallatit në Itali, 2 të tjerë ende nën rrënoja

-Instant, Lajme, Planet



Ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur gjatë natës dhe 4 trupa të pajetë nga shembja e pallatit në Ravanusa të Agrigentos në Itali, duke e çuar në 7 në total bilancin e viktimave. Pallati 4-katësh u shemb mbrëmjen e së shtunës në Ravanusa si pasojë e rrjedhjes së gazit që përdorej për ngrohje dhe gatim nga banorët.

Ende dyshohet se nën rrënoja ndodhen dhe dy persona të tjerë, kështu që vijon puna për gjetjen e tyre. Dëshmitarët tregojnë se ngjarja mund të ishte parandaluar pasi prej disa ditësh kishin ndjerë erë gazi në zonë. Shpërthimi raportohet të ketë qenë shumë i fuqishëm sa që dëmtoi dhe pallatet pranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *