• |
ide | kryesore

Barcelona, revolucion me kosto zero: tentativë për ti marrë Juventusit Bernardeschit

-Instant, Sport



Barcelona ka vënë në shënjestër Federico Bernardeschin. Gjatë udhëtimit në Torino për ceremoninë e çmimit Golden Boy, emisarët e merkatos blaugrana patën kontakte të ndryshme me Federico Pastorellon, menaxherin e ri të lojtarit të Juventusit që e ka kontratën në skadencë në qershor 2022. Një takim jozyrtar për të studiuar mundësinë e afrimit të lojtarit në Camp Nou në një transferim me parametër zero, sapo të përfundojë ky sezon.

Pas eliminimit nga grupet e Champions League dhe lamtumirës së mëparshme të Koeman, tani që çelësat e skuadrës iu besuan Xavi, Barcelona është në revolucion të plotë. Në sezonin e ardhshëm një projekt i ri do të nisë nga e para dhe në këtë mund të futet profili i Bernardeschit, i lirë për të negociuar destinacione të reja që në janar, pasi kontrata me Juventusin skadon më 30 qershor 2022. Nuk është sekret që me problemet ekonomike të klubit, drejtuesit e Barcelonës janë duke vlerësuar të gjithë lojtarët që shkojnë në skadencë në fund të sezonit.

Kontakti i parë – siç raporton Sport – mes drejtorit Mateu Alemany dhe Pastorellos ishte eksplorues, por në javët në vijim kontaktet do të rifillojnë për të vlerësuar se çfarë duhet bërë. Bernardeschi nuk ka gjetur marrëveshje për rinovimin me Juventusin dhe klubi bardhezi, në negociatat eventuale, do t’i ofronte lojtarit një pagë më të ulët në krahasim me atë aktuale. Sidoqoftë, distanca është e rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *