• |
ide | kryesore

Tabaku paralajmëron shkarkimin e të gjithë atyre që shpallen non grata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha mblidhet sot në Pallatin e Kongreseve si kundërpërgjigje e Kuvendit që thirri Sali Berisha në stadiumin Air Albania në 11 Dhjetor. Në fillim të punimeve, Jorida Tabaku tha se vendimi i Lulzim Bashës për të pezulluar Sali Berishën nga grupi parlamentar do të kthehet në standart.nese kjo gje perseritet per te tjere. Në prononcimin për News24, Tabaku tha se do të miratohet propozimi i një dite më parë se kush shpallet non grata, nuk mund të jetë më zyrtar i PD-së, pra do të përjashtohet nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD-së.

Në Kuvendin e 11 Dhjetorit u votua shkarkimi i Kryetarit, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërsa sot në 18 dhjetor do të votohet për shkarkimin e Berishës nga funksionet në parti.

Më tej, nënkryetarja e PD u shpreh se Kuvendi Kombëtar sot do të japë mesazhin se kush është në të vërtetë shumicë.

“Një dhe vetëm një vendim i rëndësishëm, PD sot bën një hap të jashtëzakonshëm në një aleancë të madhe me qytetarët, hapet duke e konsideruar aleancën me qytetarët si më të rëndësishmen. Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikë, por s’duan të jenë anëtarë, ne sot u japim të drejtën të përfshihen në PD, në kauzat e PD, por mbi të gjitha në luftën e përballjen me qeverinë. Ne sot hedhim këtë hap të madh për t’i ftuar të gjithë. Le të bëhemi bashkë, sot është dita për t’u bërë bashkë.
Do të ekzistojë një strukturë, që do të quhet Aleanca me Qytetarët, ku do të ketë një pjesëmarrje me 10% në strukturat e partisë, për t’iu dhënë atyre mundësinë që kauzat t’i sjellin në parti, por edhe për t’iu dhënë mundësinë për vendimmarrjen brenda partisë. Ndërkohë, standardi i Bashës për pezullimin e Berishës nga grupi i PD do të jetë një standard për të gjitha strukturat drejtuese të PD në të ardhmen”, tha Tabaku.

 



4 Comments

  1. Ka faj Berisha që la kurvat, kurvaret dhe dylberet ne parti… Ja rezultati, nje katastrofë!! Pse çfar kujtove se do të linin rehat ?!

    … Ehh more doktor çfar i bëre vetes me atë tërheqje në 2013, erdhi llumi dhe mbuloi partinë!! Vetëm një rrugë të ka mbetur tani – revolucion. A ke këllqe ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *