• |
ide | kryesore

Zbulohet lista e artistëve që do të performojnë në shfaqjen e 31 dhjetorit në Times Square

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar artistët që do të marrin pjesë në shfaqjen e organizuar për Vitin e Ri në Times Square, New York.

Disa burime kanë treguar për revistën “People” se : AJR, Big Boi, OneRepublic, French Montana, Avril Lavigne dhe Travis Barker janë vetëm disa nga të famshmit që do të performojnë në skenë gjatë festës. Treshja e pop-it AJR do të performojë “BANG!” dhe gjithashtu do t’i bashkohet Daisy the Great për “Record Player”. Ndërkohë, Lavigne dhe Barker do të dalin në skenë së bashku për këngën klasike “Sk8er Boi” dhe këngën e re të Lavigne “Bite Me”. Big Boi do të luajë “The Way You Move” dhe “Animalz” me Sleepy Brown.Këngëtari i njohur , Don Omar do të performojë hitin “Danza Kuduro” ndërsa,  grupi i njohur italian  “Måneskin” do të këndojë “Beggin’” së bashku me këngën e tyre hit “Mamma Mia”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *