• |
ide | kryesore

Mungojnë avokatët/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë Jaeld Çela

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela që pritej të mbahej sot është shtyrë për në datën 5 janar në orën 10:00. Arsyeja për shtyrjen e seancës është mungesa e avokatëve të Jaeld Celës. Disa javë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Përpos konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, gjykata thekson se prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove. SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja u rikthye edhe njëherë në Apel.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *