• |
ide | kryesore

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse ditën e sotme ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për ish-ministrin Saimir Tahiri, gjyqi është shtyrë. Ishte ndryshimi i trupës gjykuese, arsyeja që solli që seanca të shtyhet serish. Pas dorëheqjes se gjyqtares Daniela Shirka ajo u zëvendësua nga Florjan Kalaja, i cili sot ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen. Ndërkaq, kujtojmë se më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 17 janar.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *