• |
ide | kryesore

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në SPAK 6 zyrtarë të Bashkisë Kurbin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar 6 funksionar të Bashkisë Kurbin. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas një informacioni zyrtar, KLSH e ka bërë kallëzimin pas auditimit për periudhën 01.01.2019-30.06.2020, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01.01.2019 – 30.06.2020. Nga ky auditim janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”, të cilat bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzimin penal për gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”-thuhet në njoftim.



2 Comments

  1. Si është e mundur që KLSH, Kontrolli i Lartë i Shettit nuk ka “audituar” PPP e konçesionet skandaloze të kësaj qeverie ku bëhet fjalë për qindra milionë euro të grabitura nga taksat e qytetarëve, e qenka marë me 6 punonjës të baashkisë së Kurbinit që kanë bërë tendera të paligjëshme për një ujësjellës ?
    Jam i bindur që nëse KLSH do të kontrollojë të gjitha bashkitë e Shqipërisë, mund të gjejë me qindra shkelje si këto, pasi të gjitha bashkitë janë në ortakëri me qeverinë Rama, por nëse do të kishte bërë një kontroll të përqëndruar vetëm për inc nceneratorët, do tja lehtësonte shumë punën SPAK-ut, e nuk do ta “turpëronte” ate që në rrjetën e drejtësisë të bjerë vetëm një peshkaqen i vogl si Teri

  2. Mirë ka bërë KLSH që ka audituar bashkinë e Kurbinit e ka kapur 6 cironka , po në përceptimin e qytetarëve, bashkia “thesar” i korrupsionit, duhet të jetë ajo e Tiranës.
    Jë më “specialistët” financiarë të KLSH, por sikur ky institucion të angazhojë edhe grupe qytetarësht të thjeshtë që të dalin në rrugët e Tiranës e të fotografojnë ndërtimet shumëkatëshe, mjafton që të gjenden emrat e pronarëve apo të ndërtuesve, e të kontrollohej burimi i parave të tyre, që jo SPAK-u por edhe ASPAK-u, do të zbulonte peshkaqenët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *