• |
ide | kryesore

Mer fund lidhja e Kanye West me modelen 22 vite më të re

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk kaloi shumë kohë që kur lidhja e tyre u bë publike dhe Kanye Ëest dhe modelja Vinteria janë ndarë. Mes sa duket ajo nuk e ka duruar dot konkurrencën me Kim Kardashian. Page Six ka mësuar ekskluzivisht se Kanye West nuk është më në lidhje me modelen.
Reperi i “Touch the Sky” nuk po e ndjek më Vinetria-n në Instagram, por ajo vazhdon ta ndjekë atë.

West dhe modelja ishin takuar me njëri-tjetrin pqe njëfarë kohe dhe madje ndoqën së bashku ndeshjen e basketbollit të tij Donda Academy në Minneapolis.
Ndarja e tyre vjen pasi 44 vjeçari i është lutur publikisht Kim Kardashian që të kthehet tek ai.

“Kam nevojë që të kthehesh menjëherë tek unë, më konkretisht Kimberly”, tha artisti i njohur tani si “Ye” gjatë një interpretimi të këngës së tij “Runaway” në koncertin e tij me Drake.
Ndërkohë, Kim, e cila kërkoi të shpallej ligjërisht beqare në mes të procedurave të divorcit me Ëest, ka qenë e zënë duke kaluar kohë me të dashurin 28-vjeçar Pete Davidson. Çifti u kthye edhe një herë në vendlindjen e tij Staten Island për darkë në restorantin lokal “Angelina’s Ristorante” dhe një shfaqje të “House of Gucci” në kinemanë e tij lokale.
“Faleminderit Kim Kardashian, Pete Davidson, Scott Disick dhe të tjerë për darkën në mbrëmjen e fundit të “Angelina”. Vërtet kënaqësi t’ju shërbenim, kthehuni në çdo kohë”, shkruajti pronari i restorantit, Vincent Malerba, një selfie që shkrepi me çiftin në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *