• |
ide | kryesore

Ultrasit e Lazios kundër Acerbit: “Njeri pa nder, ik nga Roma menjëherë”

-Instant, Sport



Çështja Acerbi është shqetësimi më i madh te Lacio. Ndaj mbrojtësit ka mbërritur një deklaratë e ashpër nga ultrasit bardhekaltër: “Njeri pa nder, ik nga Roma menjëherë”. Në zanafillën e zemërimit të tifozëve, ishte festimi ndaj Genoas kur ai heshti Curva Nord dhe më pas foli kështu: “Festimi në përgjigje të kritikave? Më intereson më pak se asgjë, është pjesë e punës sonë, e asaj që bëjmë. Fatmirësisht njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes, është e drejtë kështu”. Ndjesa në rrjetet sociale nuk ka mjaftuar, e tashmë Acerbi është në shënjestër të kritikave të mbështetësve të tij.

KOMUNIKATA E ULTRASVE
Ultrasit e Lazios kanë kaluar në sulm dhe kanë lëshuar një deklaratë shumë të ashpër për Acerbin: “Acerbi një njeri pa nder, largohu nga Roma menjëherë. Nuk ka falje për ata që tradhtojnë! Ky nuk është thjesht një slogan, por është shumë më tepër. Do të thotë që tifozët vlejnë më shumë se lojtarët, se flamuri ynë është i shenjtë! Fatkeqësisht lojtarët e sotëm janë mësuar shumë mirë dhe nuk kanë parë kurrë një kontestim si duhet. Kemi kontestuar ashpër Chinaglian, Nestën, Mihajlovic ( për të përmendur vetëm tre), monumente të historisë sonë.

Ne hymë në dhomat e zhveshjes, në Tor di Quinto dhe Formello sepse disa lojtarë, madje shumë më fisnikë se një që vjen nga Chievo e Sassuolo, nuk na kishin respektuar. E duhet të lëmë të kalojë gjestin e indiferencës së një futbollisti që ka treguar se neverit një tifozeri të tërë? Acerbi bëri të heshtë sektorin e ultrasve në ndeshjen e fundit, pas muajsh mbështetje pa kushte, sot pati mundësinë, si burrë, të kërkonte falje nën sektorin e miqve ku ishin 3 mijë tifozë të Lacios. Megjithatë, në fund të lojës, si një lepur, ndërsa lojtarët e tjerë erdhën për të brohoritur me ne, ai u largua.

Ai u tërhoq kur do të mjaftonin faljet e sinqerta. Ne nuk na intereson që Acerbi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Lazios. Për ne kanë rëndësi djersa, vendosmëria dhe respekti. Kjo është arsyeja pse nga sot Francesco Acerbi nuk është më i mirëpritur këtu në Romë. Për sa kohë ai është këtu, do të fishkëllehet në çdo ndeshje! “E kush e di se sa shumë ke parë dhe sa do të shohësh lojtarë të trishtuar që nuk kanë fituar kurrë”. ACERBI IK! ULTRAS LAZIO”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *