• |
ide | kryesore

7,665 të infektuar dhe 94 jetë të humbura nga Covid në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 7,665 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,064,243. 50,4 për qind prej tyre janë meshkuj.

Sipas raportimeve, nga infektimet e konfirmuara në 7 ditët e fundit, 206 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2591 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur. Sakaq, në 24 orët e fundit është rritur numri i të vdekurve. 94 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID. Që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 20,292.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *