• |
ide | kryesore

Pas 9 vitesh martesë, ndahet dyshja e njohur e showbiz-it

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Meagan Good, dhe bashkëshorti i saj , producenti DeVon Franklin kanë zbuluar së fundmi se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Përmes një deklaratë të përbashkët për E! News, dyshja tregoi për fansat se ishte një vendim i përbashkët.”Pas shumë lutjesh dhe konsideratash, ne kemi vendosur të shikojmë në të ardhmen tonë veçmas, por të lidhur përgjithmonë. Ne festojmë pothuajse një dekadë martesë së bashku dhe një dashuri që është e përjetshme. Nuk ka asnjë fajtor, ne besojmë se ky është kapitulli tjetër më i mirë në evolucionin e dashurisë sonë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për vitet që kanë ndryshuar jetën që kemi kaluar së bashku si burrë e grua”. Meagan dhe DeVon u takuan në xhirimet e filmit “Jumping the Broom” dhe u martuan në vitin 2012 në Winery Triunfo Creek në Malibu, Kaliforni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *