• |
ide | kryesore

Video/ Përplasi kokën e u kthye në fushë: pas 10 minutash lojtari shembet përtokë e humb jetën

-Instant, Sport, Video



Futbolli algjerian është nën tronditjen e shkaktuar nga vdekja dramatike e një lojtari në fushën e lojës, ngjarje që ndodhi gjatë një ndeshje të kategorisë së dytë që u luajt në Oran, mes ekipit vendas dhe Mc Saidas. Lojtari fatkeq ishte Sofiane Loukar, 30 vjeçar, kapiteni i ekipit mik.

Sipas mediave algjeriane, lojtari ka pësuar një traumë në kokë për shkak të një përplasjeje loje dhe është nxjerrë jashtë fushës. Pak më vonë ai është kthyer në vendin e tij në fushë, por rreth dhjetë minuta më vonë u rrëzua përtokë, në pamje të parë për një atak në zemër. Tentativa për ta ringjallur rezultoi e padobishme. Ndeshja u ndërpre menjëherë, me lojtarët dhe publikun të tronditur nga ajo që kishte ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *