• |
ide | kryesore

Kina surprizon sërish/ Zëvendëson ushtarët me robotë të armatosur në zonat me rrezik

-Instant, Arkiva, Planet



Mediat indiane raportojnë se Kina po vendos robotë të armatosur rëndë në kufirin mes dy vendeve për shkak të kushteve të rënda atmosferike që e bëjnë patrullimin e ushtarëve shumë të vështirë.

Dhjetëra njësi që drejtohen nga larg dhe të afta për të transportuar armë e furnizime po dërgohen në Tibet dhe po vendosen në zonat e nxehta, ku ka pasur dhe më herët përplasje me ushtrinë indiane.

Robotët përfshijnë Sharp Claw dhe Mule-200, të cilëve iu është montuar një mitraloz i lehtë dhe mund të përdoren me valë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *