• |
ide | kryesore

I vodhi çantën me para dhe bizhuteri në autobus kushërirës, në kërkim 36-vjeçari dhe e dashura e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Një çift janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuterish. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se kanë shpallur në kërkim shtetasit: Llefter Dautin, 36 vjeç dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe. 36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.

E dashura e tij, 26-vjeçarja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.



2 Comments

    1. Po ca ke ti mer, shih hallet e tuja, ska cte duhet se ku dhe si i mbajne leket njerezit.
      Me ca duhet ti levizi leket ajo sipas teje, me Autoblinde???
      Apo je duke na thene qe nuk mbahen leket ne shpi po ti coj ne Banke, ku te japin -2.7% Interes, dhe qe te maresh leket e tua duhet te lajmerosh nje jave perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *