• |
ide | kryesore

DW: Dyfishohet numri i infektimeve me COVID në Shqipëri

Lajme, Planet, Të fundit



Vatra kryesore e infektimeve vazhdon të mbetet Tirana, e ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Vlora. Nga 61 bashki që ka Shqipëria në 53 prej tyre ka qytetarë të infektuar me virusin korona. Rreth 8 mijë pacientë në të gjithë vendin.janë pozitive.

Dyfishimi i numrit i të infektuarve mendohet se ka të bëjë me festat e fundvitit, mungesën e plotë të masave shtrënguese dhe variantin e ri Omicron, që përhapet me një shpejtësi shumë më të madhe infektimi sesa variantet e mëparshme. Dy rastet e para të konfirmuara me infektimin me variantin Omicron në Shqipëri u shfaqën në dhjetor 2021.

Shtrëngohen masat

Në kushtet e rëndimit të situatës Komiteti i Ekspertëve Teknikë vendoi hyrjen në fuqi të masave të reja kufizusese.

“Të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare, që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërimit, ose dy heë në javë rezultatin negativ të testit PCR, njoftoi kryetarja e këtij komitetit, Mira Rakacolli.

Në fuqi do të vazhdojnë të mbeten masa të tilla si ora policore, nga ora 23:00 e mbrëmjes deri 06:00 të mëgjesit të ditës në vijim, paraqitja e pasaportës së vaksinimit nga kushdo që hyn në Shqipëri, nga të gjitha pikat e saj kufitare apo që kalon transit, test PCR të kryer brenda 72 orëve ose test të shpejtë brenda 48 orëve nga hyrja në kufijtë e vendit.

Forcohet apeli për vaksinim kundër kovidit

Krahas hyrjes në fuqi të masave të reja autoritetet kanë përforcuar apelin drejtuar qytetarëve për t‘u vaksinuar dhe mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas shifrave zyrtare 95 përqind e të infektuarve dhe të shtruarve aktualisht në spitalet anti-kovid janë ata që nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine. /DW



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *