• |
ide | kryesore

Shifra të larta edhe në Itali, mbi 100 mijë raste të reja, 223 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108 304 raste të reja me Covid nga 492 172 testime të kryera.

Norma e pozitivitetit qëndroi në 22% , nga 19.3% një ditë më parë. Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës numri i të vdekurve është 223, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 138.697. Ndërsa, 27.582 njerëz u shëruan.

Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë 1499 pacientë në terapi intensive.

Kujtojmë se Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *