• |
ide | kryesore

4 orë i rrethuar nga Berisha, Basha shpëton me ndihmën e Ramës (FOTO)

-Instant, Kryesore



Rreth 4 orë ka zgjaturr protesta e thirurr nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, për të larguar prej aty Lulzim Bashën, kryetarin e shkarkuar me referendum nga anëtarësia e PD-së. Pak pasi disa prej mbështetësve të Berishës hyn brenda në disa ambiente të selisë blu, nga brenda vërshuan shkopinjtë e drurit dhe gazi lotsjellës. Nuk dihet se kush ishin ata që dhunuan protestusit dhe lëshuan gazin lotsjellës.

Prej disa ditësh grupimi i Sali Berishës ka folur për mercenarë dhe njerëz me rekorde kriminale që u rekrutuan nga Lulzim Basha. Mes protestuesve pati edhe të plagosur. Truproja i Lulzim Bashës, ish-efektivi i Gardës së Republikës, Astrit Gosturani, është fiksuar nga kamerat duke hedhur gaz lotsjellës në ballkonin e selisë blu, si dhe duke dhunuar protestuesit.

Më pas në mënyrë të koordinuar Lulzim Basha dhe Edi Rama futën forcat RENEA dhe FNSH për të shpërndarë protestën. Basha ka shpërndarë një deklaratë ku i kërkonte ndihmë Edi Ramës. 3 minuta më vonë policia që qëndronte pranë selisë së PD-së ka ndërhyrë. Turma është larguar jashtë perimetrit të selisë. Është hedhur gjithashtu gaz lotsjellës edhe nga policia, si dhe janë shoqëruar disa protestues. Më pas Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u tubuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tentuan të rikthehen sërish në selinë blu, por janë penguar nga policia, e cila ka përdorur sërish gazin lotsjellës.

Në këto kushte Sali Berisha e mbylli protestën, me premtimin se beteja nuk ka përfunduar këtu. Sigurinë dhe kontrollin e selisë së PD-së e mori Policia e Shtetit. Drejtori i Tiranës, Lorenc Panganika tha se protesta ishte e dhunshme, por nuk bëri komente për personat që hodhën gaz lotsjellës nga brenda selisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë do të hetojë pasi e konsideron “skenë krimi” selinë e PD-së. Mbetet për t’u parë se cfarë qëndrimi do të mbajnë me personat që hodhën gaz lotsjellës nga brenda selisë dhe dhunuan protestuesit. Ngjarja e sotme, me gjithë ekseset, dëshmon ndër të tjera se në fakt Basha dhe Rama janë bashkë kur është fjala për të mbajtur larg pushtetit të tyre, Sali Berishën. ©LAPSI.al

 



8 Comments

  1. “Do e nxjerrim Lulzim Bashën me pekule. Uraganin revolucionar demokratik nuk ka forcë në botë që e ndal” – ka thënë Sali Berisha. Për 5 minuta u zhdukën të gjithë me bisht ndër shalë. Ndërsa Lulin e shpëtoi – “policia e Edir Ramës”, sipas Bashës vetë. Me pak fjale Edi Rama paska patur të drejtë edhe kësaj rradhe. Një kufome politke ‘grata’ dhe një kufome tjetër ‘non-grata’.

    1. Nuk ka me te shemtuar se kjo situate! Nga njera ane njerez qe kerkojne te drejten e tyre dhe nga ana tjeter nje njeri budalla bashkepuntor interesash me Ramen! Poshtersia e te kuqve ska kufi. Jo vetem te ligj por karikature e gjalle. Na e shpifen. Leku i ka edhe me te shemtuar.

    2. Sot u faktua.qe basha uzurpon selinë e pd me ndihmën e ramës

      Sot basha dhe rama janë në një shportë

      Basha është kukull i ramës dhe sot rama mbrojti kukullën e tij.

      Basha dhe kompani, skane më asnjë lidhje me opozitën, janë jashrëqitje e ramës

      Basha & co nuk përfaqësojnë më asnje gjë tjetër përveç interesave të ramës.

      Të lumtë sali berisha që i fute në një kosh bashën dhe ramën

      Ska më pikë dyshimi që rama ka uzurpuar sot me polici selinë e PD.

      Sot doli në pah publikisht regjimi i ramës për të gjithë ndërkombëtaret. Parti shtet. Rama emëron bashën si kryetar të pd . Uzurpon selinë e pd me polici.

      Ajo që dihej sot u faktua HAPTAZ , rama ka instaluar një regjim autokratik. Përvec ekzekutivit në qendër pra qeverise dhe bashkive 100% të os, si edhe të sistemit te drejtësisë, sot ka uzurpuar me polici opozitën.

      Welcome to ramastan

  2. Inati dhe poshtersia e ithtareve te enverizmit dhe katovices nuk paska limite. A mund te justifikohet e pajustifikueshmja, vetem vemjet e monizmit, bijte dhe niperit e eteve te nomeklatures komuniste dhe lakejte e tyre mund te tentojne ta bejne. Me mire keshtu te shkojne ne ferr politik se bashku me Berishen.

  3. Sot me ndihmen e te gjatit “fitove” o z.Basha . Fitove duke derdh e helmuar gjakun e atyre qe per ty deri dje ishin te gatshem te linin edhe jeten . Po neser kur te kesh zgjedhje votat e kujt do te kerkosh ?
    Dhe me kryesorja , a do kesh ke mendere te dalesh ne terren neser z. Basha ? Dil e do ti shohesh pasojat .
    Ti dhe deputetet e tu z.Basha , sot me hunj dhe gazlotesjelles realizuat nje fitore si te Pirros por firmoset perfundimisht humbjen dhe deshtimin tuaj me turp te se nesermes .

  4. Po ti pse i lexon o kozmopoliti I ores 22:44. Rri ngrohu te zjarri I oxhakut dhe enderro me gjelle pasanikesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *