• |
ide | kryesore

Aksident në “Rrugën e Barrikadave”, përfundon në spital 43 vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në kryeqytet paraditen e sotme. Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin K. B. ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin A. B., në rrugën e “Barrikadave”.

Si pasojë e aksidentit shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *