• |
ide | kryesore

Deklaroi se do të tërhiqej, reagon sërish Kokalari: Do të ketë surpriza

-Instant, Lajme, Të fundit



Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas vendimit të saj për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të iniciuar nga Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.
Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.” shkruan Kokalari.



15 Comments

  1. U terhoqe se ke frike mos te kepusin ndonje akuze per terrorizem atje ku jeton zemer. Stan me lepuj e me gra nuk behet

    1. Haha! Paguhen me klering.

      Per dijeni, do shtohen shume keto kohe. Jane bo si puna e elfeve te Santa Clausit. 😀

  2. Bashën dhe Berishën i ka zënë “mallkimi” i Sokol Olldashit, të cilit i mohuan fitoren me të padrejtë, aq sa sot “babë” e “bir” politik nuk po kacafyten vetëm politikisht, por kanë kapur “hunjtë” ndaj njëri tjetrit dhe po përplasen deri fizikisht bashkë me mbështetësit e tyre në derën e selisë së partisë, për ta “pushtuar” atë.

  3. Nje nga surprizat qe se shpejti do te kemi eshte cfaqja e filmit te ri humoristik; “Evi ne rolin e Fernandelit”

  4. Ajo jeton ne amerike ku ka dhe shtepine dhe punen prandaj ska ndonje cudi ketu qe ajo po largohet. Aq sa kishte mundesi beri por problemi juaj madhor nuk eshte largimi i saj por largimi i Ramaes dhe Nul Braves

  5. hahahaha iku kjo fytyre gorilla I shkuli ca euro Sali Malokut tani i beri mutin se e pa qe ai ka mbaruar bashke me familjen e tij Do ta kete thirrur CIA dhe FBI kete idiote dhe i ka dhene paralajmerim prandaj po iken si e dhier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *