• |
ide | kryesore

‘Mashtrues dhe provokator’, ish-portieri habit me deklaratat për Lionel Messin

-Instant, Paparazzi, Slider



Emri i Lionel Messi është përmendur në një autobiografi por jo për sukseset e tij në futboll. Jerzy Dudek në autobiografinë e tij e ka cilësuar Messin si “mashtrues dhe provokator”.

“Ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thoshte fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek. Portieri polak në librin e tij ka folur edhe për Cristiano Ronaldon.

“Cristiano Ronaldo është arrogant, por ai është një djalë normal prapa skenave. Ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë, pak a shumë. Ashtu si Raul, ai është egocentrik, tepër konkurrues dhe fitues. Të dy do të preferonin që ekipi i tyre të fitonte 2-1 me golat e tyre sesa 5-0 me lojtarët e tjerë që shënonin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *