• |
ide | kryesore

Sarandë/ Gjendet e ngrirë në bahçen e shtëpisë nëna e 5 fëmijëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë pasi një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo, 88 vjeçe. 88-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, jetonte e vetme në shtëpinë e saj, pasi fëmijët i kishte në emigracion në Greqi. Milo është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88 vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *