• |
ide | kryesore

Së shpejti, versioni korean i serialit “La Casa de Papel”

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania ” Netflix” ka zbuluar së fundmi se do të publikohet së shpejti përshtatja koreane e serialit “La Casa de Papel”.

Përmes faqes zyrtare, “Netflix” publikoi trailerin e serialit “Money Heist: Korea – Zonë e Përbashkët Ekonomike”, i cili fillon me me Profesorin, portretizuar nga Yoo Ji-tae, që planifikon një grabitje. Ai qëndron përpara një muri me disa maska tradicionale koreane dhe maskën ikonike të origjinalit spanjoll të Salvador Dali. Ai shtrin dorën për të zgjedhur njërën dhe kamera lëviz përpara kështu shikuesit nuk mund të shohin se cilën zgjedh.Kamera më pas kalon për të zbuluar Seon Woojin (portretizuar nga Kim Yunjin), kreu i ekipit të negociatave. Traileri përfundon me zbulimin e secilit anëtar të grabitjes dhe emrat e tyre të koduar.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *