• |
ide | kryesore

I preket shtëpia te ‘5 Maji’/ Banori refuzon shembjen, hipën mbi çati: E kam shtëpinë me letra

-Instant, Lajme, Të fundit



Forca të shumta policie kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë pasi disa qytetarë po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre. Banorët u kanë dalë përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme. Një banor ka refuzuar që shtëpia e tij të shembet, në kuadër të rindërtimit. Shtetasi, i identifikuar Ledion Mziu, ka hipur në ballkon dhe refuzon të lërë shtëpinë.

“Bashkia e Tiranës po bën shembjen e një shtëpie të ligjshme, i ka nxjerrë banorët me dhunë jashtë, në kundërshtim me ligjin,jemi në proces gjyqësor të hapur, nuk kemi firmosur marrëveshjen, këtu është kopshti ku kam mbesën time, e cila po e sheh nga dritarja të gjithë ngjarjen. Pa dhe prindërit e vet që po ia merrte policia me forcë. Shikoni sa policë ka vënë në dispozicion Policia e Shtetit Erion Velisë një banesë të ligjshme, se nëse do kishte marrëveshje me Bashkinë, për 4 familjarë kanë sjellë një ushtri të tërë”, thotë banori.

Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë.

 

 



5 Comments

  1. Hidhini bar posht se zbret vete delja .
    Populllit qe i shkelet çdo e drejte dhe nuk e mbron ate me gjak nuk e meriton lirine .

  2. Shikon pamjet dhe te duken apokaliptike . Nje shtet qe i trajton “femijet” e tij si te njerkes dhe qe abuzon si te doje e kur te doje , nje opozite (pjesa e Bashes) qe nuk duket gjekundi dhe pjesa tjeter e opozites (pjesa e Berishes) qe tregon me gisht germadhat e shkaktuara nga “babai” shtet por asnjeri prej tyre nuk tregon me gisht hijenat . Sepse hijenat sot jane sekti antishiptar mavi . Sepse hijenat jane vete ata , politikanet . Politikanet qe e kane tredh kete popull deri ne piken qe nuk kundershton as poshterimin .
    Dashuria per atdheun nis nga dashuria per vetveten dhe per familjen tende . Dashuria per vetveten nis nga dinjiteti personal . Nese nuk mbron dinjitetin tend nuk ke te drejte te kesh shtepi e as katandi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *