• |
ide | kryesore

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

-Instant, 2, Ide

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” jashtë kontrollit dhe për këtë qëllim po përdor ushtarin e tij të punëve të pista, Erion Veliajn.

Tashmë provat janë të plota, me bashkinë, tatimet, prokurorinë dhe mediat e paguara shteti është bërë njësh për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2 marsit ku votohet presidenti i FSHF-së.


Përgjimi neveritës, me fjalorin banal të një njeriu që i sheh qytetarët si kavie që shiten e blien, ose në të kundërtën shantazhohen, përbën vetëm anën banale të këtij projekti politik. Në këtë fabul Veliaj është lakeu injorant i sundimtarit, servili që për një plesht është i gatshëm të djegë gjithë jorganin, kamikazi që për të zbatuar urdhërin nuk heziton të lërë gjurmë në krim.

Veliaj e ka thënë me gojën e tij se pushteti nuk ndihet më zot shtëpie pa kontrolluar edhe dhomën e vet të fundit dhe për këtë atij nuk ia bën syri tërr
të sfidojë jo vetëm FIFA-n dhe UEFA-n, por edhe Krishtin dhe Muahmetin.
Thelbi i kësaj fabule është i thjeshtë, asgjesimi i çdo lloj hapsire, të mirë apo të keqe, të virtytshme apo të përdalë, të ndershme apo aspak të tillë, që ka mbetur jashtë suazës së regjimit.

Lexo me tej:

Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Në këtë pikë ajo që po ndodh me komunitetin e futbollit është seria e dytë e po atij filmi që pamë me teatrin.

Në të dyja rastet urdhri vjen nga Rama. Ishte ai që e pati shpallur shembjen e godinës që në fillim të viteve 2000. Ishte po ai që u zemërua keq nga anëmarrja e Armado Dukës në betejën elektorale të 25 prillit.

Por, ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu. Edhe teknologjia propagandistike është e njëjtë. Atëherë flitjej për ish aktorët e mykur të konostudios, për njerëz të prampambetur që nuk e kuptonin të renë, për pazarxhinj që paguheshin me para publike, pa luajtur prej vitesh asnjë rol.

Tani radha është kundra Dukës, beut të Shijakut që ka privatizuar për katër mandate federatën, biznesmenit që bën pazar më kombëtaren, bastexhiut që vë në rulet fanellën kuq e zi.

Natyrisht, përtej zhurmës shurdhuese, ku ushton zëri i mediave që mëkohen nga Veliaj, Armando Duka nuk është një shenjt. Ai e kontrollon me dorë të hekurt dhe me mënyra anti demokratike FSHF-në. Ai pothuajse i ka asgjesuar zgjedhjet brenda saj.

Por, këtu është naive të besosh se çështja qëndron në mbarvajtjen demokratike të FSHF-së dhe në përdorimin e fondeve prej saj. Në këtë kurth bien të gjithë “idiotët e dobishëm”, që mbulonin vjedhjen tek unaza e re, me shtëpitë e ndërtuara pa leje të të zbriturve nga veriu; që përpara kullave 200 milionështe të Fushës, shikonin rekuizitën e lodhur të teatrit; që rrjedhjen lumë të eurove për inceneratorët i justifikojnë me kazanët e dyndur me plehëra.

Në fakt, realiteti është më i thjeshtë: as ligjërisht apo as moralisht, një pushtet i koruptuar nuk mund ti japë leksion asnjë segmenti tjetër të shoqërisë, sado në gjendje të vajtueshme qoftë ai.

Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Pikërisht se njeh këtë të vërtetë, pikërisht se është i ndërgjegjshëm për këtë mungesë besueshmërie, Edi Rama e ka kuptuar se opinioni e miraton me vështirësi pushtimin e “ishujve të mbetur jashtë kontrollit”. Dhe nga që di këtë ai ka përdorur mashën e zakonshme, Erion Veliaj, për të zaptuar FSHF-në.

Dhe njësoj si tek teatri, njësoj si tek inceneratorët apo lejet e ndërtimit në Tiranë, kryebashkiaku ka pranuar të kryejë punët e pista me frikën dhe tmerrin se mos nuk i jepet e drejta e kandidimit për mandatin e radhës.

Natyrisht, ai ka vepruar ashtu siç di ta bëjë ai: me arrogancë naive, me servilizëm të pa kamufluar, me budallallaëk që lë gjurmë, duke dëshmuar edhe njëherë, se di të jetë një shëbëtor i zellshëm, por jo një mburojë për padronin e tij.

Prandaj, të gjithë ata që dëgjuan përgjimin e shpifur të Erionit-, i cili mburej me koqet e tij të hekurta- ndonëse zëri qe u mbërriti në vesh qe ai i kllounit, përpara iu shfaq fytyra e Edit. Askush nuk ka më dyshim se arkitetkti i stadiumit me kullë do të rrëmbejë edhe terenet e futbollit.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Bushat jam dakort me shkrimin vec se njeri duhet ta bej zgjedhjet,po ose jo dikush do te vjedhe.
    Askujt dhe asnjehere nuk ben vaki qe te kemi zgjedhje te ndershme,dikush do te vjedhi.Nisur nga koncepti i hajdutit ,i bie qe Duka te iki dhe te vije nje Super Hajdut qe eshte Veli mamaja e keshtu me rradhe.Me kete rast kemi dhe lajme per gazetat qe ia rruajne hajduterve ose jane pjese e hajduteve.
    Thiuhet qe OSBE do te dergoje ca refugjate ukrahinas ne Shqiperi qe te plotesojne koloritin e ngjyrave dhe besimit fetar te refugjateve egzistues.
    Kjo nuk ja prish ngjyren e vjedhjes nga Veli fiku.

    1. Percmimi dhe urrejtja qe verehet tek shume njerez per Erion Veliajn, e ka zanafillen tek zhgenjimi i thelle nga ish-mjaftistet e dikurshem, te konvertuar ne politikane te korruptuar ne asht.
      Te rinj e te reja plot energji, shumica te shkolluar ne Perendim, ngjallen shume shprese me pasionin e tyre te madh kunder korrupsionit politik ne fillimvitet 2000. Askujt nuk i shkonte ne mendje atebote, se kjo ishte nje sajese e tjeterkujt, me qellim per ta kthyer ne force politike qe do te duhej te bente pikerisht kete qe po ben sot.
      Keshtu dhe u be. Nga te rinj te dhe reja plot energji dhe pasion kunder korrupsionit, u shnderruan vete ne politikane te korruptuar, madje nder me te korruptuarit qe njohim keto 30 vite. Mashtrimin edhe mund te ta falin mbase, por zhgenjimin sta fal kush; edhe po ta fali gjuha, sta fal zemra e thyer; kjo eshte arsyeja se pse edhe shume te majte e urrejne Veliajn.
      Une e shoh me gjere. Kushdo qe te ishte dhe qe te jete ne poziten e Veliajt do te ishte i denuar te vepronte keshtu. Keshtu ndodh me te majtet ne pergjithesi. Jane shume te zote kur bejne opozite, bile jane shume e shume me te zote se te djathtet, sepse zoterojne “sekretin” e propagandes; mirepo, sapo marrin pushtetin, ose bejne ashtu sic benin te akuzuarit prej tyre, ne rastin me te mire kjo, ose bejne edhe shume me keq, kjo e dyta ne shumicen e rasteve.
      Vete Marksi kishte nje si percmim te socialistet, duke filluar nga klasa e tyre shoqerore ( mikroborgjezia, me e percmuara nga te gjitha prej Marksit kjo) dhe deri tek ideologu i tyre , apo babai i socializmit sic e quajne, Prudoni , me te cilin tallej keq, sidomos per konstatimin prej tij (Prudonit) se “prona eshte vjedhje” … sic thote sot Lubonja yne.
      Po pse Marksi e kishte kete percmim per socialistet ne pergjithesi?! – Sepse, ai e dinte, me mire se kushdo tjeter, qe keta bejne vec propagande; sepse, ne nje sistem te tille ( kapitalist, apo i tregut te lire), socializmi eshte vec propagande; sepse, kur vijne ne pushtet, bejne te njejten gje qe kane bere kundershtaret e tyre politike, dhe kjo sic e thame ne rastin me te mire.
      Socialistet tane, natyrisht qe jane kopje te shemtuara te percudnuara dhe perverse te atyre nga te cilet marrim shembullin.
      Erion Veliaj dhe shpura e tij e ish-Mjaftisteve, jane skaji i kesaj shemtie, i ketij percudnimi. Kurse bosi i Veliajt, Edi Rama, eshte pertej cdo skaji; sepse, ai nuk njeh kufij ne percudni dhe perversitet.

    2. Ne çdo perandori KURVAT PERDORESHIN DHE PASTAJ FLAKESHIN TUTJE !
      Kjo do ndodhe dhe me kurvat Edvin dhe Erjona !

  2. Pushteti i kuq tregoi edhe njëherë fodullekun dhe gangsterizmin e tij, tamam si horrat e stacionit të trenit njëherë e një kohë.

    Po çuditem që paskan lënë FSHF dhe Dukën jashtë kontrollit. Mafia nuk i duron dot vicklat e kokëfortëve ngado që të vijnë, në mos me hir me pahir. Mos t’ja bëjnë si atij libanezit para ca vitesh që e bënë për spital.

    Ja q udhët. Bie erë gjithandej… Kutërbon!

    1. Doja të përmendja edhe këtë … Në vazhdën e frymës se korrupsionit dhe arrogancës të kësaj qeverie, vazhdon edhe masakrimi i arkitekturës dhe natyrës tonë. Ç’duan ato pallate që po ndërtohen tek kodrat e liqenit, në krah të Sheratonit??!! U skandalizova kur i pashë vjet.

      Edhe aq pak zonë jeshile që ka Tirana, edhe atë duan ta pushtojnë…. Erdhën barbarët!!

  3. Dihet boterisht qe eshte letra higjenike e Rames, pyetja eshte edhe sa kulla do ndertohen? Se dihet qe nuk u rruhet koqet e vyshkura per futbollin.

    Me kete legalizim te hashashit qe duan ta sjellin si kerkese e popullit me anketat e rilindjes, do e perdorin si mburoje per trafikantet e qe nuk do u dalin as fushat e futbollit, as ish-parku i liqenit e as porti arab i Durrësit per te pastruar parate me kulla betoni…

  4. Gjithe te korruptuarve qe po pijne gjakun e shqiptareve prej 30 vitesh ju ka hyre tmerri nga spaku dhe drejtesia e reformuar nga ShBA.Lali Eri eshte aleat I ShBA dhe denoncimi I tij ne FBI dhe CIA po I ben te dhjesin ne breke te korruptuarit qe shpetonin nga drejtesia injorante e plepave.Vazhdo perpara Lali Eri se gjithe shqiptaret dhe sportdashesit e jane me ty.Respekte.

    1. Komentues i 18.5
      Te zenshin fytin ato qe ke vjedhur bashke me drejtesine e deformuar &co.Mos pafshit piken e hajrit,ju befshin ilaçe.Per ju vetem mallimi ka mbetur.Dy metra Dhe do kete prone cdo njeri kur te iki,po ju qe keni shitur shpirtin,as dheu nuk ju tret,do ngeleni perjetesisht zombi.

    2. Booooooo, sa rende qenke o sufllaqe. Piji ilacet mos i le pas dore. Apo sufllaqja eshte edhe buke, edhe gjelle, edhe ilac ?:)

  5. Kur te duan te keqen te urojne” te hypte vetja ne qejf” . Rama i pari, Lej Feni i tij ne Bashkine Tirane dhe tere soji i rilindjes jane ne delir dhe te droguar nga gjithpushteti qe kane grabitur. Mbas nates zbardh drita dhe kjo do jete me e shpejte sec e mendojme.

    1. Ja dhe kari ipaemer i ores18:50! Ashtu eshte o kar! Jo vetem fbi dhe cia, por edhe gopi i sateme do meret me palqçot hadute te skiperise o kar!

  6. YMER GELBAZA JA FUT LLAPEN NE BYTH EDI RAMES DHE KARIN NE BYTH LAL DHJERIT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA EDHE PSE I BOLET SHUME TE FRYRA KUR PO MASTUBON NGA KARI PO I RRJEDH VETEM QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT DHE LORENC VANGJELIT DHE KOL SALLAKU SKYPE

  7. YMER GELBAZA I KA BOLET E MBUSHURA ME MUT DHE QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT thotë:

    EDHE YMER GELBAZA KELLIRA I KA BOLET E MEDHAJA,

  8. Qe erioni eshte skuth dihet, lo ashtu dihet qe edhe duka eshte shume bythqir. Edhe ti ando qe merr ane je kokrra bythqirit

  9. Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët, SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare,ti andi nipi i kapos nuk le gje pa thene neper tv shqiptare duke share burra e gra qe ke perpara sot te paska bere pershtypje,ti je bere Shabon Qosja

  10. YMER MOS SHKRUEJ KETU PO IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE KOL SALLAKU SKYPE-s

  11. “…Miq! Ka ngjare nje krim i tmerrshem! Bandite te pushtetit te Berishes kane rrembyer Griselden e Artur Roshit te Kavajes dhe e kane torturuar duke i abortuar edhe foshnjen! Kush vjedh vota, vjedh dhe foshnja etj, etj…”
    Jane deklarimet plot pathos e me lot ne sy te Lalit te hedhura brenda e jashte vendit …kur Griselda e atij Roshit nuk ishte fare shtatzene!
    (Ajola shqyhet gazit edhe sot kur e kujton dhe nga atehere ja merr hakun 10 fish Lalit per rrenat e tij…)

  12. U bene 30 vjet dhe akoma vazhdon teoria e demokracise ose teoria e hajduteve.
    Lufta eshte tek dera por ne e kemi mendjen si popull qe te rrime ne mut .
    Shejtani dhjet dhe ne e hame.
    Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.
    Ikni kudo qe te jeni se asnje nuk e rruan per ju,
    Edhe keta gazetaruce paguhen mbi 18.000 $/muaj,hani menderen.

  13. I djegur je ti o sejmeni i Sali Non Gratesdhe nipi i hysni kapos Te shkoj jeta duke lefur kundra Edi Rames sikur te ka qire Mehdiun ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu