• |
ide | kryesore

A po vonon Rusia sulmin në Ukrainë për të mos mërzitur Kinën? Del një teori tjetër

-Instant, Arkiva, Planet

Ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se ka ‘çdo indikacion të çon’ te ajo se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet të nisë një sulm kundër Ukrainës, disa thonë se një pushtim mund të mos ndodhë deri pas Lojërave Olimpike Dimërore.

Sipas medieve të huaja, Zëvendës Sekretarja e Shtetit, Wendy Sherman, tha të mërkurën se planifikimi i Putinit mund të ndikohet nga Lojërat Dimërore në Pekin, të cilat SHBA dhe disa nga aleatët e saj po i bojkotojnë për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut.


Sipas Sherman, Rusia mund të presë të nisë një sulm “për të mos mërzitur Kinën”.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Lojërat Olimpike të Pekinit fillojnë më 4 shkurt, ceremonia e hapjes, dhe presidenti Putin pret të jetë atje”, citohet të ketë thënë Sherman.

“Unë mendoj se ndoshta presidenti Xi Jinping nuk do të ishte i lumtur nëse Putini do të zgjidhte atë moment për të pushtuar Ukrainën, në mënyrë që kjo mund të ndikojë në kohën dhe të menduarit e tij”, shtoi Sherman.

Ndryshe, tensionet mbeten të larta midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi mbi 100,000 trupa ruse janë mbledhur përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën, duke shkaktuar frikë në vendet perëndimore për një pushtim të afërt.

“Unë nuk e kam idenë nëse ai ka marrë vendimin përfundimtar, por ne sigurisht shohim çdo tregues se ai do të përdorë forcën ushtarake diku ndoshta [ndërmjet] tani dhe mesit të shkurtit”, ka thënë Sherman.

Të hënën, ushtria amerikane vendosi 8,500 trupa në “gadishmëri të shtuar” për dislokim të mundshëm në Evropën Lindore, në një lëvizje për të siguruar që SHBA-ja të jetë gati të përgjigjet nëse NATO vendos të dërgojë forcën e saj të reagimit.

Presidenti Joe Biden thotë se ndërsa trupat po përgatiten për një pushtim të mundshëm, asnjë forcë amerikane nuk do të vendoset në Ukrainë, e cila nuk është një vend i NATO-s.

Biden të martën theksoi pasojat e një pushtimi të mundshëm si në Rusi ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

Nëse Rusia dërgon trupat e saj në Ukrainë, do të ishte pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Presidenti Biden – duke shtuar se një lëvizje e tillë “do të ndryshonte botën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu