George Clooney ka zbuluar së fundmi se është fans i aktorit, Ben Affleck.
Në një intervistë për “Deadline”, George deklaroi se Ben meriton më shumë çmime për karrierën e tij.“Ai ka marrë një nominim për çmimin SAG dhe një nominim për Golden Globe. Ai e meriton. Me të vërtetë ka punuar shumë për këtë, dhe ai nuk është njohur shumë si aktor, por është një aktor vërtet i mrekullueshëm. Kam pasur sukses të madh duke punuar me të dy herë. Jam një fans i madh i tij.”, u shpreh aktori. Affleck ka fituar dy cmime ‘Oscar’. Cmimin e dytë së bashku me Clooney në vitin 2013 si producentë për filmin Argo dhe për skenarin më të mirë origjinal në 1998 për ‘ Good Will Hunting’.
