• |
ide | kryesore

“Nuk meritonim të humbnim”: Mehmeti kapet tek mungesat që kishte Partizani

-Instant, Sport



“Lushkja është një lojtar që bëri sot diferencën me një goditje në portë, çoi topin ku duhet. Megjithatë, duke pasur parasysh që gjatë 90 minutave, si ndodhën ngjarjen, mendoj se nuk meritonim të dilnim pa pikë, duke pasur parasysh edhe mungesën e katër titullarëve”. Dritan Mehmeti përpytet hidhur pas ndeshjes së vendosur nga një gol i Lushkjas, që i shkaktoi humbjen kryeqytetasve, duke i lënë gjithnjë e më larg zonës Europiane. Tekniku i të kuqve, megjithëse në pjesën e parë skuadra e tij u pa vetëm një herë në portën kundërshtare, mendon se ndeshja e Partizanit ka qenë e mirë: “Mendoj se ishim të barabartë e në shumë situata edhe Superiorë. Është e vështirë se skuadra bëri mirë por me dy interpretime gabim në markimin në zonë, i dhamë iniciativën kundërshtarit”.

Duke nisur nga Belica, mungesat e kanë penalizuar Partizanin, sipas asaj që thotë Mehmeti: “Duke pasur parasysh që kishim 4 mungesa dhe ardhjet nuk janë në formën e duhur, skuadra nuk ka ende fizionominë e tyre. Jam munduar të përshtat lojtarë. Sot e kishim të vështirë se jam detyruar të fus për herë të parë titullar lojtarëve si Hadroj e Fernandinjo që do kohën e përshtatjes, janë vështirësi që i tregon loja. Skuadra tregoi deri diku atë që i kërkova, por duhej të ishim më të shpejtë dhe me Skukën e Malën duhej të ishim më të shpejtë në kundërsulm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *