• |
ide | kryesore

Mjeku kardiolog: Variantet e reja të Covid lënë pasoja serioze në zemër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Variantet e reja të Covid-19, siç është dhe ai Omicron shkaktojnë probleme serioze edhe në zemër. Sipas mjekut kardiolog, Taulant Gishto pasojat dhe komplikacionet janë nga më lehtat e deri tek më të rëndat.

“Ajo që kemi vënë re në variantet e reja të Covid-it, është prekja e muskujve të zemrës duke rezultuar në miokardite masive dhe lidhet shumë më shpesh me Omicron se sa me format e tjera. Perikarditet janë më të shpeshta, fatmirësisht janë të lehta si dhe uji në zemër. Format e lehta e mesatare mund të trajtohen në shtëpi me trajtim medikamentesh”, u shpreh mjeku.

Edhe pas periudhës së kalimit të virusit, nëse pacientët kanë lodhje, probleme me frymëmarrjen apo luhatje të tensionit, duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Pas Covid, nëse disa javë më pas vazhdon mbajtja e frymës, lodhja, debulesa, palpitacioni, prania e hipertensionit te ata që nuk e kanë pasur më parë ose shtimi i stadit te ata që vuajnë, është kambana e alarmit për t’iu drejtuar kardiologut për një vizitë rutinë”, shtoi ai.

Sipas specialistëve ndryshe nga të rinjtë, moshat e treta duket se tregohen më neglizhentë përballë komplikacioneve afatmesme dhe afatgjata të koronavirusit.



5 Comments

  1. Une e di qe disa nga vaksinat mund te shkaktojne probleme te renda me zemren, kjo gje eshte e bazuar ne studime dhe e pranuar zyrtarisht nga prodhuesit.
    Tani na del ky karafili dhe thote qe pasojat vijne nga virusi dhe jo nga vaksinat.
    Ku e di ky kete??
    Ka bere ndonje studim ky, ku jane numrat???
    Per te bere nje studim te tille duhet te maresh ne shqyrtim te pakten 100 pacjente te cileve virusi i ka demtuar zemren, nga te cilet gjysma te vaksinuar dhe gjysma tjeter te pa vaksinuar.
    Cjane kto pseudo Mjeke qe dalin dhe llapin gjithe diten budallalleqe???
    Cdo fjale e thene nga nje person, qofte ky dhe me i dituri i botes eshte thjesht nje nje hipoteze, nje teori, per aq koh sa nuk eshte e mbeshtetur ne fakte konkrete, ne “data”.

    1. Nuk e kupton ti qe ky eshte rrobqir i paguar dhe tani vdekjet nga vaksinat ja ngjitin virusit per te buluar krimin me te madh ndaj njerezimit ne Histori? Ja pra kur te vdesin dhe semuren masivisht ata qe kane bere vaksinat ata do thone erdhi nga varianti i ri i viruseve. Zoti i ndeshkofte keta kerma dhe do Zoti ju hap syte njerzve te ngrihen dhe ti masakrojne keta plehra

  2. Plotesisht dakod me komentuesin e mesiperm. Deri dje, por ma ha mendjs edhe sot mjeket ne Shqiperi nuk e dallojne dot variantin Omikron nga te tjeret. Per rastet e dyshuara iu desh te dergonin tamponet jashte e te prisnin disa jave pergjigjet.
    Tani na del ky mjeku qe jo vetem i dallon variantet, por edhe nxjerr klnklizione se cfsre i ben zemres njeri spo tjetri.
    Pordhe me rigon, vazhdon propaganda 24 ne 24.

  3. Jam kurjoz te di, nese stresi, frika dhe ankthi, pasiguria per te nesermen i bejn gje zemres? Po ajri ndotur dhe mielli skarco serb qe hame a i ben dem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *