• |
ide | kryesore

Mori kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet i riu në Lezhë

Arkiva



Policia e Lezhës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim dokumentash. Bëhet fjalë për shtetasin P.P., i cili mësohet se duke përdorur identitetin e një tjetër personi ka marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi:

P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P., me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës”. Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *