• |
ide | kryesore

Tirana rikuperon, Kastrioti ekipi më “i pisët”: ja prezantimi i ekipeve në analizën difensive

-Instant, Sport



Në futbollin e ditëve të sotme, intensiteti i lojës po rritet gjithmonë e më shumë. Intensiteti i mbrojtjes po kthehet shpesh në agresivitet dhe kjo nuk nënkupton vetëm faulle, por rritje të rikuperimit të topit, duke rrezikuar më shumë në kryerjen e një faulli. Pas 18 ndeshjesh, fiks në mes të kampionatit, në një analizë të detajuar, janë bashkuar të dhënat e topave të rikuperuar dhe faullet e bëra, për të kuptuar se cilat janë skuadrat që japin më shumë intensitet në fazën mbrojtëse.

Këto të dhëna, ku shqyrtohen të dhënat mesatare për ndeshje, janë interesante për të kuptuar stilin e lojës të skuadrave. Mbi të gjitha, mund të shohim se skuadra që shkakton më shumë faulle, Kastrioti, nuk është skuadra që ka më shumë intensitet në rikuperimin e topit, ndërsa intensiteti i Tiranës është i njëjtë me atë të Teutës, por me nivele të ndryshëm faullesh dhe rikuperim të topit.

Në disa raste, të dhënat mund të përafrohen me gravitetin e skuadrës: një skuadër që bën presing të lartë, merr më shumë rreziqe për të shkaktuar faull (në përpjekje për të rekuperuar sa më shumë topa) sesa skuadrat që mbeten në pritje në fazën e moszotërimit. Ekipet që tregojnë më shumë intensitet në këtë fazë janë Partizani dhe Vllaznia, që janë dhe skuadrat që rikuperojnë më shumë topa “të pastër”, pra me më pak faulle se kundërshtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *