• |
ide | kryesore

Terrorizonin banorët duke qëlluar me kallashnikov, arrestohen adoleshentët në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre adoleshentë, ë cilët ishin të armatosur me kallashnikov, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë e banorëve të zonës së Katundit në Sukth. Mësohet se dy adoleshentë të moshave 17 dhe 18 vjeç në Sukth janë arrestuar nga policia ndërkohë që një 16-vjeçar është vënë nën hetim. Policia ka sekuestruar kallashnikovin me të cilin qëlluan dy të rinjtë të cilët u arrestuan, ndërsa 16-vjeçari posedonte një pistoletë sportive dhe një shkop metalik.

Tre adoleshentët do të hetohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *