• |
ide | kryesore

Conte cinik me presidentin e Tottenham: “E çuditshme të humbësh 4 lojtarë në janar, janë bërë gabime në të shkuarën”

-Instant, Sport



Në prag të ndeshjes së FA Cup kundër Brighton, Antonio Conte i ka dhënë mirëseardhjen blerjeve të fundit Kulusevski dhe Bentancur (“perspektiva ideale për filozofinë e Tottenhamit, janë të grumbulluar për ndeshjen”) dhe nuk ka harruar të thumbojë Presidentin Levy për shitjet. “Ishte e çuditshme, në janar të largosh 4 në huazim dhe të shesësh një lojtar (Dele Alli, ed). Kjo do të thotë që ndoshta duhet të shohësh se çfarë ke bërë në të kaluarën. E ndoshta të kuptosh se janë bërë gabime. – deklaroi ai -. Sepse zakonisht, duhet të blesh lojtarë për të forcuar ekipin tënd. Por nëse po dërgon në huazim lojtarë që ke blerë në dy ose tre vitet e fundit, do të thotë se mund të kesh bërë diçka të gabuar në të kaluarën. Të humbasësh 4 lojtarë në janar, e përsëris, nuk është normale. Ne e ndamë vendimin me klubin dhe lojtarët. Por e përsëris, kjo do të thotë se diçka e gabuar ka ndodhur në të kaluarën. Zakonisht blihen lojtarë për të forcuar ekipin, nuk i humbet lojtarët pas një, dy apo tre vjetësh”.

Katër lojtarët që përfunduan diku tjetër për më shumë kohë loje janë Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso, nënshkrimi i verës Bryan Gil dhe i riu Jack Clarke, ndërsa Dele Alli u shit plotësisht te Everton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *