• |
ide | kryesore

Presidenca rendit shkeljet që ka bërë Kuvendi në procedurën e shkarkimit të Ilir Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bledar Dervishaj, këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat ku sqaroi procedurën e ndjekur sot në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ato që ata i cilësojnë shkelje. Dervishaj përmendi tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë. Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë. Me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në maj të vitit 2021. Por siç shikohet s’kemi më datën 5/05, por data është 6/05 2021. Pse bëhet kjo? A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljeve që kishte cituar presidenti që urdhri për caktimin e seancës plenare bëhet jo më shumë se 48 orë. Të gjitha dyshimet për të dorëzuar këtë provë shtesë aty të çojnë. Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen tjetërore. Ky është urdhri i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në maj të 2021. Ne kemi nënvizuar dallimet, nëse do të shihni pikën 20 të këtij urdhri ndryshon në përmbajtje. Përmbajtja e rendit të ditës midis dy urdhrave të asaj të publikuar dhe të asaj që i është depozituar gjykatës janë të ndryshme. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit dorëzohen qoftë në dokumentacion dhe me rendin e ditës, ku secili nga gazetarët apo juristët shikojmë aktet. Ky është rendi i ditës i depozituar në Kuvend më datën 4. Përmbajtja është e thjeshtë. Në mbështetje të urdhrit numër 19, datë 6.5 2021. Vetë kuvendi rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që i depozitoi Gjykatës Kushtetuese, e i thotë datën 5. Por në fakt është data 6, që lidhet me afatin 48 orë.”, tha Dervishaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *